U gjet i shtrirë në rrugë, shtetasi i huaj vdes pasi dërgohet në QKUK

U gjet i shtrirë në rrugë, shtetasi i huaj vdes pasi dërgohet në QKUK

Një shtetas i huaj është gjetur i shtrirë gjatë pasdites së djeshme në Prishtinë e pasi u dërgua në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor, ka ndërruar jetë, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, vdekja e tij është konfirmuar nga ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.

“Prishtinë, 03.06.2021-18:15.  Është raportuar se viktima mashkull shtetas i huaj është gjetur në rrugë i shtrirë  dhe pasi është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ka ndërruar jetë. Nga ekipi mjekësor është konfirmuar  vdekja  e tij. Me vendim të prokurorit  trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.  Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Insajderi.com