U hoq nga përdorimi javën e kaluar, dalin rezultatet e vajit nga Maqedonia

U hoq nga përdorimi javën e kaluar, dalin rezultatet e vajit nga Maqedonia

Vaji që përdoret për përgatitjen e ushqimit “Sara”, me origjinë nga Maqedonia, është i sigurt për përdorim.

Pas dyshimeve të ngritura lidhur me cilësinë e këtij vaji, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari ka thënë se cilësia e vajit “Sara” është në rregull.

“Janë gjetur vajrat për të cilat është shprehur dyshimi dhe ka filluar kontrolli i detajuar. Inspektoriati fillimisht ka hulumtuar se në sa lloje të vajrave shprehet ky fenomen. Pastaj është hulumtuar i gjithë dokumentacioni i cili garanton gjendjen shëndetësore të produktit dhe njëkohësisht janë marrë mostrat për analiza laboratorike për testime mikrobiologjike dhe fiziko kimike. Po ashtu një lloji të vajit i është ndaluar shitja e përkohshme dhe është urdhëruar për tërheqje nga tregu deri në kthim të rezultatit të analizave”, ka thënë AUV.

“Nga kjo argumentohet se konsumatori nuk duhet të ketë vend për shqetësim sa i përket sigurisë se produktit. Sa i përket ambalazhimit të vajit apo paketimit dhe vendosjes në treg. Inspektorati ka dhënë vërejtje se paketimi dhe mënyra e tregtimit apo vendosja në treg e produktit nuk duhet të shkaktojë huti. Tapa e jashtme mbyllëse ka qen ne rregull, ndërsa tapa e brendshme ka pas vrimë e cila është lënë për vakumim të vajit. Janë urdhëruar të gjithë operatoret qe të kërkojnë nga prodhuesit e vajrave të cilët kanë formën e deri tanishme të mënyrës se paketimit. Ta ndryshojnë apo ta eliminojnë ketë defekt i cili mundë të shkaktojë huti apo pasiguri tek blerësit”, thuhet tutje në njoftim.