U kërkua dorëheqja e tij, reagon Ismet Beqiri

U kërkua dorëheqja e tij, reagon Ismet Beqiri

Kryetari i Degës së Parë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Ismet Beqiri, thotë se dorëheqjen e tij nga ky post nuk po e kërkon dega të cilën e drejton, por vetëm disa individë, transmeton Insajderi.

Ky reagim i tij erdhi pasi Dega e Parë e LDK-së në Prishtinë, ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme tij meqë po e konsiderojnë përgjegjësin kryesor të, siç e quajnë atë, rezultatit negativ.

“Dorëheqja po kërkohet nga disa individë e jo nga Dega e Parë”, tha Beqiri në Debat Plus.

Beqiri thotë se dorëheqja nuk jepet në Facebook, por pasi të mblidhet Kryesia e degës.

“Do të thërras Kryesinë e Degës dhe do të marr vendim”, shtoi ai. /Insajderi.com