U lanë në makinë 8 orë, binjakët 1 vjeçarë vdesin nga temperaturat e larta

U lanë në makinë 8 orë, binjakët 1 vjeçarë vdesin nga temperaturat e larta

Dy fëmijë 1 vjeçar kanë humbur jetën këtë të premte, pasi u lanë në një makinë për tetë orë në Nju Jork.

Policia e New York-ut në një njoftim për shtyp tha se djali, Phoenix Rodriguez dhe vajza, Mariza Rodriguez nga Rockland County u gjetën të pavetëdijshëm dhe nuk reaguan, kur ndodheshin në sendiljen e pasme të një makine Honda, në Bronks. Menjëherë ata u shpallën të vdekur në vendngjarje.

Për vdekjen e fëmijëve akuzohet babai 39-vjeçar i fëmijëve, Juan Rodriguez, është nën akuzën e dy vrasjeve.

Raportohet se ndërsa binjakët ishin në makinë, babai ishte në punë në një spital.

Temperaturat e së premtes në këtë zonë arritën një ndër nivelet më të larta, që janë arritur në mes të viteve 80, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.