U lansuan edhe dy filma të ri vendor në GjirafaVideo

U lansuan edhe dy filma të ri vendor në GjirafaVideo

GjirafaVideo po vazhdon të mbështetë kinemanë vendore. Në javët që shkuan në faqen e GjirafaVideo u lansuan shumë filma vendor, të shfaqur në festivale ndërkombëtare, e fitues të çmimeve të mëdha filmike.

Siç edhe u paralajmërua, filmat e shfaqur  javën e kaluar nuk ishin edhe filmat e fundit që GjirafaVideo do të lansonte për publikun e saj. Sot, nga ora 20:00, në kanalin e GjirafaVideo listës iu shtuan edhe tre filma tjerë, secili me tematikë interesante dhe realizim të bukur.

Filmat e ri që mund t’i shihni tani në GjirafaVideo janë:

MALI I HARRUM

Rikardi, pasi u nxorr jashtë shtëpisë nga djali i tij, mbështetet në mirësinë e vajzës dhe burrit të saj të cilët i ofrojnë atij shtëpinë e tyre në “Bjeshkët e Nemuna”.

NOTHING TO NOBODY

Ngjarja e 17 vjeçares Mejreme e cila zgjedh një mënyrë të rrezikshme që t’ja mbath nga familja e saj.


Këta filma i gjeni në GjirafaVideo, bashkë me shumë filma tjerë nga QKK e prodhuesë të pavarur.

Kliko këtu për ta parë listën e filmave.