U lëndua duke kontrolluar një objekt në Prizren, vdes në QKUK

U lëndua duke kontrolluar një objekt në Prizren, vdes në QKUK

Një vdekje aksidentale ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Prizren, njofton Insajderi.

Viktima, i cili kishte qenë duke kontrolluar një objekt, kishte pësuar lëndime trupore, me ç’rast edhe është dërguar për trajtim mjekësor fillimisht në spitalin e Prizrenit e më pas edhe në QKUK.

Mirëpo, siç njofton Policia në raportin e saj 24-orësh, ai nuk kishte arritur t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Prizren 08.08.2020 – 07:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke kontrolluar një objekt kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në spitalin e Prizrenit për tretman mjekësor e më pas edhe në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim. /Insajderi.com/