U mbulua me shami, fansat i vërsulen këngëtares shqiptare

U mbulua me shami, fansat i vërsulen këngëtares shqiptare

Këngëttarja shqiptare, Çiljeta ka deklaruar se për muajin e shenjtë të Ramazanit ka vendosur të mbulohet dhe fotot e fundit të këngëtares me shami kanë ngjallur shumë debat. Ditën e sotme Çiljeta ka postuar një video ku shfaqet nga koka tek këmbët e veshur si një myslimane e devotshme dhe ka marrë komplimenta të shumta, por edhe kritika.

Disa prej fansave i janë kthyer Çiljetës me komente duke e kritikuar për veshjen.

“Ik në Turqi se në Shqipëri s’ka vend kjo veshje”, i shkruan një ndjekës.

“Nuk është për ty ajo veshje. Zoti të ndihmoftë por në stil shqiptar jo pakistanez”; “Me gjithë respektin që kam po me të vërtet pa lidhje është kjo veshje s’të kemi parë ndonjëherë të vishesh me rroba popullore tradicionale ose veshje dibrane meqënëse je nga Dibra por je veshur si arabe”, janë disa komente të tjera.