U nda nga partneri për t’u bërë bashkë me Seldin, ish-banorja e ‘Big Brother’ tregon të vërtetën

U nda nga partneri për t’u bërë bashkë me Seldin, ish-banorja e ‘Big Brother’ tregon të vërtetën

Prej disa ditësh në media ka qarkulluar një lajm ku thuhet se ish-banorja e “Big Brother” Gerta Shino është ndarë nga partneri i saj Florenti.

Shkak për keto aludime u bënë rrjetet sociale, ku shihej se dyshja kishte fshirë të gjitha foto që shfaqeshin bashkë.

Madje ditën e djeshme Greta u pa në shoqëri të këngëtarit shqiptar Seldit dhe menjëherë u aludua për një lidhje të mundshme mes tyre.

Megjithatë duket se lajmet nuk kanë qenë të vërtetë dhe këtë e ka treguar Gerta në një deklaratë për “Xing.al”.

Ish- banorja ka treguar se ata janë vetëm shokë dhe ka mohuar lajmet e ndarjes nga Florenti.

“Nuk jemi ndarë, jemi ende bashkë. Seldin e kam shok”, tregon Gerta

Kujtojmë se pak muaj më parë ish-banorja ka treguar se ka në plan të martohet dhe dasma do të jetë intime.