U ndalohet qarkullimi 52 makinave për shkak të gjendjes jo të mirë teknike

U ndalohet qarkullimi 52 makinave për shkak të gjendjes jo të mirë teknike

Policia e Kosovës ka ndërmarrë një aksion për “kontrollimin teknik të jashtëzakonshëm” të automjeteve në trafik, dhe si rezultat ka ndaluar dhe dërguar në kontroll të detyrueshëm teknik 52 makina.

“Të gjitha automjetet e ndaluara ku është dyshuar se nuk janë në gjendje të mirë teknike (Sistemi i frenave, gomat, parafangoja e dëmtuar, sistemi i ndriçimit, dimensionet e mjetit etj) janë dërguar në kontroll teknik të jashtëzakonshëm”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia njofton se në kontroll teknik janë dërguar 22 kamionë, gjashtë autobusë, tre kombi-bus, 12 furgona, tre vetura dhe gjashtë kampionë të tjerë.

Gjithsejtë janë kontrolluar 52 automjete, dhe të gjitha prej tyre kanë rezultuar se nuk janë në gjendje të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.

“Ky plan operativ ka pasur mjaftë sukses pasi që kompanitë, por edhe qytetarët po merren më seriozisht me gjendjen teknike të automjeteve, po ashtu edhe qendrat e kontrollimeve teknike, vërehet se kanë ngritur kriteret në punën e tyre kontrolluese”, ka thënë policia./Insajderi.com