U NDERUA NË PRISHTINË FOTOGRAFI WILLEM POELSTRA

U NDERUA NË PRISHTINË FOTOGRAFI WILLEM POELSTRA

Në kohën kur në Amsterdam po kremohej trupi i tij, në Kino Armata të Prishtinës u ndezën qirinjë dhe u thanë fjalë nderi për fotografin Poelstra, i cili vdiç ditë më parë në qytetin e tij të lindjes. Përkundër betejës së vazhdueshme me kancerin, ai realizojë të gjitha planet që kishte, duke përfshirë ekspozitën në Prishtinë dhe Beograd, publikimin e librit For Hanna, Future Stories from the Past… si dhe themelelimin e fondacionit For Hanna, i cili tashmë ofron mbështetje për projekte dokumentare.

Në fundjavën që shkoi, u mbajt ceremonia lamtumirëse për nder të fotografit holandez Willem Poelstra, i cili dokumentoi pasojat e luftës në Kosovë për pesë vite.

Willem Poelstra ndërroi jetë të shtunën, më 13 Tetor në orën 11:05 në shtëpinë e tij në Amsterdam pas një lufte të furishme me sarkomë.

Ai ishte 62 vjec, ndërsa udhëtimin e tij i në karrierë e filloi në detin e hapur si zhytës, vazhdoi me sektorin e reklamave dhe përfundoi me fotografi dokumentare, ku njihej për mjeshtërinë e trajtimit të çështjeve sociale.

Projekti i tij i fundit ishte for Hanna, Future Stories from the Past (shqip: për Hanna-n, Tregime të së Ardhmes nga e Kaluara…) në të cilin fotografi tregon historinë personale të prindërve të tij pas Luftës së Dytë Botërore, përmes tregimeve të pasluftës në Kosovë, duke synuar të dëshmojë se dialogu është thelbësor për të evituar përsëritjen e historisë.

Në ceremoninë lamtumirëse morri pjesë edhe Ambasadorja e Holandës në Kosovë, zonja Gerrie Willems si dhe miq e bashkëpunetor të ngushtë të fotografit Poelstra, në Kosovë.

Ceremonia u shoqërua me muzikë të përzgjedhur nga vet fotografi Poelstra për ceremonitë mortore të tij, kurse kjo ceremoni u organizua nga mikeshat dhe bashkëpunëtoret e ngushta të tij, Erëblina Elezaj dhe Dafina Muçaj.