Edhe takimi i sontëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ka përfundua" />

“U pajtuam që të vazhdojmë takimet” – ku po ngec “koalicioni i shpresës”?

Kur të gjithë po prisnin një marrëveshje ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës – ata edhe sonte u dakorduan vetëm që të takohen sërish!

“U pajtuam që të vazhdojmë takimet” – ku po ngec “koalicioni i shpresës”?

Edhe takimi i sontëm ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës ka përfunduar pa marrëveshje për bashkëqeverisje.

Njëjtë siç kishin përfunduar edhe krejt takimet paraprake të tyre, shkruan Insajderi.

Por ku është duke ngecur “koalicioni i shpresës”?

Duket se takimi i fillimit të dhjetorit “përçau” Vetëvendosjen dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Dy partitë që tash e një kohë po tentojnë bashkimin në pozitë, atë ditë nuk arritën të dakordoheshin kur erdhi puna te ndarja e posteve.

Isa Mustafa, pasi që zgjodhi i pari ministrinë e Punëve të Brendshme, e vuri si kusht edhe pozitën e të parit të shtetit.

Derisa edhe takimi i sontëm rezultoi pa marrëveshje, VV e LDK ende nuk kanë vendosur se cila do të tërhiqet nga kushtet që dhanë për të finalizuar marrëveshjen, shkruan Insajderi.

Nëpër deklarata u bë shumë e qartë se Vetëvendosje s’e jep postin e presidentit si pjesë të pazarit, dhe se LDK-ja nuk shkon në qeveri me Kurtin pa u marrë vesh për këtë post.

Pavarësisht të gjithave, Albin Kurti ditë më parë u shpreh i bindur se nuk do të ketë asnjë pengesë për arritjen e marrëveshjes finale

“Unë jam optimist se do t’i tejkalojmë të gjitha diferencat e vogla. Në njërën anë ekziston mirëbesimi ynë, në anën tjetër po ashtu  dhe dëshira e madhe për ndryshime politike  në vendin tonë. Sa i përket rezultateve konkrete nga këto bisedime, natyrisht se do t’iu njoftojmë atëherë kur do t’i kemi ato. Por mos dyshoni në suksesin e plotë të formimit të koalicionit qeverisës se populli  me 6 tetor ka vendosur për ndryshime dhe qe besa me zgjedhjet e tij nuk na ka lënë zgjedhjeve neve. Do të bëhet VV-LDK, sepse kështu ka dashur populli… s’ka pengesë që nuk e tejkalojmë”, tha Kurti para takimit me Mustafën.

Ndryshe edhe sonte – ndonëse diskutuan për tri orë – të dy partitë janë pajtuar vetëm që të vazhdojnë takimet gjatë ditëve në vazhdim, shkruan Insajderi.

Mbetet të shihet nëse Kurti dhe Mustafa gjatë ditëve të ardhshme do të pajtohen për të bërë bashkë “hapin e madh”./Insajderi.com