U publikua xhirimi i goditjeve izraelite në Siri

Ushtria izraelite ka publikuar një xhirimi në të cilin është incizuar goditja ajrore në Siri. Caku, siç kanë pretenduar, ishin forcat iraniane në Siri.

U publikua xhirimi i goditjeve izraelite në Siri

Në xhirimin i cili zgjatë 28 sekonda, shihet sulmi ndaj sistemit të mbrojtjes kundërajrore të cilën e kontrollon ushtria siriane në Pantsir.

Siria pretendon se i ka penguar sulmet izraelite kundër forcave iraniane, ndërsa Izraeli e ka paralajmëruar Damaskun që të mos sulmojë forcat e tyre.

Të përkujtojmë, ministria ruse e mbrojtjes ka kumtuar më herët se në sulm janë vrarë katër ushtarë sirian dhe gjashtë njerëz janë plagosur./Insajderi.com.