U raportua se Liburn Aliu ka aktakuzë për korrupsion, Shpend Ahmeti i del në mbrojtje

U raportua se Liburn Aliu ka aktakuzë për korrupsion, Shpend Ahmeti i del në mbrojtje

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje Liburn Aliut, për të cilin u raportua se ka aktakuzë për korrupsion ai ushtronte detyrën e drejtorit të Urbanizmit në Prishtinë, përcjell Insajderi.

Ahmeti ka thënë se aktakuza është për keqpërdorim të detyrës pse nuk kanë lëshuar leje.

Ai ka thënë se me Liburnin mund të mos pajtohen politikisht, por “unë mund të them me përgjegjësi të plotë që Liburni, Ardiani dhe zyrtarët tonë sot po akuzohen sepse kanë mbrojtur interesin publik dhe atë të Komunës”.

“Pra, akuza nuk është se kanë dhënë leje për të përfituar personalisht por kanë refuzuar leje për të mbrojtur interesin publik. Ardiani, Liburni, Mimoza Bahtija, Nazifja e Zejna kanë refuzuar me lëshu leje në një vend ku me plan ka qenë e paraparë shkolla. Pala ka gjetur hapësirë duke thënë se në Planin Zhvillimor nuk shkruan shkolle por banim. Në asnjë vend në PZHU nuk specifikohet shkolla prandaj i kemi planet rregullative më të detajshme për ti specifikuar hapësirat”, ka shkruar ndër të tjera i pari i Prishtinës./Insajderi.com

Sot paska dal lajmi që Liburn Aliu, Ardian Olluri, e disa zyrtarë të tjerë komunal paskan aktakuzë për korrupsion….

Posted by Shpend A. Ahmeti on Tuesday, March 23, 2021