U raportua se vdiq nga Coronavirusi, 35-vjeçarit nga Ferizaj ende nuk i kanë dalë rezultatet e testimit

U raportua se vdiq nga Coronavirusi, 35-vjeçarit nga Ferizaj ende nuk i kanë dalë rezultatet e testimit

Një 35-vjeçar nga Ferizaj, për të cilin u raportua se vdiq nga Coronavirusi, nuk është konfirmuar se ishte pozitiv me këtë infeksion, njofton Insajderi.

Kështu ka thënë për Insajderin, drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Bekim Ademi, i cili shtoi se i ndjeri ka disa javë që po trajtohej në spitalin e qytetit, ndërsa javën e fundit ka qenë duke u trajtuar në QKUK, në kujdesin intensiv.

Ademi tutje ka bërë të ditur se viktimës i është bërë testi dhe sot pritet të dalin rezultatet, për të parë nëse ka qenë i infektuar me Covid-19 ose jo.

“Po kemi vdekjen e një të riu i vitit të lindjes 1985, i cili ka disa javë që trajtohet në spitalin e qytetit, me oksigjenoterapi, ndersa javen e fundit ka qenë duke u trajtuar në QKUK, në kujdesin intensivë, ju është bërë testi dhe sot priten rezultatet se a ka qenë pozitiv me Covid-19”, ka thënë Ademi. /Insajderi.com/