U tha se është sëmurë, reagon Robert Berisha

U tha se është sëmurë, reagon Robert Berisha

Robert Berisha ditë më parë publikoi një imazh, ku u shfaq me aparat inhalues.

Pas kësaj, në medie qarkulluan lajme se këngëtari është sëmurë, por përmes një videoje ai sqaroi se nuk është asgjë shqetësuese.

Roberti thotë se është shëndoshë e mirë, ndërsa iu lutet medieve që të kenë kujdes me të tilla lajme, ngase mund t’i shqetësojnë familjarët.

Po ashtu, ai sqaroi se aparatin inhalues e merr kudo, që të inhalohet lidhur me kordet e zërit.