
Moderatorja e njohur, Big Mama së fundmi është tensionuar pasi që u tha se ajo është shtatëzënë.
Krejt kjo ka ndodhur si pasojë e një fotografie të publikuar nga këngëtarja ku shihet e veshur me një fustan më të fryrë.
Këngëtarja nga Shkupi ka reaguar ashpër ndaj këtij lajmi në llogarinë e saj në Instagram, duke hedhur poshtë çdo gjë që është shkruar.
Big Mama është shprehur se po të ishte e vërtetë do e ndante lajmin me dashamirët e saj.“Por*tale të nderuara ju njoftoj se barkun e kam pas të fryre nga p*rdhat e juaja, se me qenë shtatzënë nuk është diçka jo normale, por do e publikoja së bashku me dashamirët e mi”, ka shkruar Big Mama.