“U thyen vetëm dy filxhanë dhe një gotë” – sherri i mjekut me motrat medicinale në Istog

“U thyen vetëm dy filxhanë dhe një gotë” – sherri i mjekut me motrat medicinale në Istog

Një konflikt verbal përfundoi me disa sherre në qendrën e mjekësisë familjare në Istog. Mjeku dhe motrat në këtë institucion filluan një debat për ta përfunduar me sherr, ku tash po merren policia dhe komisioni disiplinor.

Nga ky sherr një punëtor që kishte qenë dëshmitarë thotë se situata u qetësua pas dy apo tre minutave. Thotë se nuk është demoluar qendra e mjekësisë familjare, por vetë janë thyer dy filxhanë

“Gjatë atij rebelimi dy tre minutës të doktorit nuk kam qenë prezent por aty afër e kam ndërpre atë rebelim të doktorit nuk ka pasur demolim të pajisjeve, nuk ka pasur thyerje të pajisjeve por thyerje të dy filxhanëve dhe një gote”, thotë njëri prej punëtorëve që kishte qenë prezent, raporton Klan Kosova

Sipas tij deri tek kjo ngjarje ka ardhur pas një debati për kryerjen e detyrave që i kanë në përgjegjësi.

“Me rastin po merret komisioni disiplinor dhe tash është duke u marrë edhe policia”, thotë ai.