U vihet flaka maleve dhe fushave në disa fshatra të Drenicës

U vihet flaka maleve dhe fushave në disa fshatra të Drenicës

Në disa fshatra të komunës së Skenderajt, u është vënë flaka maleve dhe fushave nga qytetarë ende të paidentifikuar, shkruan Insajderi.

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, u ka bërë thirrje qytetarëve të mos bëjnë veprime të tilla në këtë kohë pandemie.

Postimi i plotë i Bekim Jashari:

Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!

Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.

Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.

Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.

Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.

Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!  /Insajderi.com 

Fotografia e Bekim Hamëz JashariFotografia e Bekim Hamëz JashariFotografia e Bekim Hamëz Jashari