U zbulua fati i aeroplanit të zhdukur i cili fluturonte kah Antarktiku

Ushtria e Kilit në kumtesën më të re ka zbuluar se çfarë ka ndodhur me aeroplanin transportues me 38 udhëtarë.

U zbulua fati i aeroplanit të zhdukur i cili fluturonte kah Antarktiku

Forcat ajrore të Kilit kanë konfirmuar se aeroplani ushtarak transportues me 38 udhëtarë , i cili shkonte kah Antarktiku u rrëzua.

“Supozohet se aeroplani është rrëzuar duke marrë parasysh sasinë e karburanteve, dhe për këtë arsye, mundësinë e kufizuar të aeroplanit që të qëndrojë në ajër”, ka thënë gjenerali Francisco Torres në një konferencë për medie.

Aeroplani është nisur për në bazën në Antarktik, dhe kontakti me të është humbur një orë pasi fluturoi, ndërsa disa orë më vonë autoritetet kanë kumtuar se nuk janë optimistë.

Ushtria më herët ka kumtuar se e ka nisur aksionin për kërkim dhe shpëtim.

Në pyetje është aeroplani “C-130 Herkules”, në të cilin ishin 17 anëtarë të ekuipazhit dhe 21 udhëtarë, në mes tyre edhe tre civilë.

Aeroplani është nisur nga Punto Arenas të hënën në orën 16:55 sipas kohës lokale, ndërsa kontakti me të është humbur diçka pas orës 18:00.

Pretendohet se aeroplani nuk ka dërguar thirrje për ndihmë./Insajderi.com.