U zhduk para 3 muajsh, gjendet i pajetë në mal – policia jep detajet

U zhduk para 3 muajsh, gjendet i pajetë në mal – policia jep detajet

Trupi i dekompozuar i një 45 vjeçari i zhdukur rreth tre muaj më parë, është gjetur në mal sipër staneve të fshatit Marrnaq të Njësisë Administrative Qelëz të Pukës.

Policia e Shkodrës, teksa sqaron ngjarjen, thotë se trupi i pajetë është shtetasi Zef Nikollë Prenga, lindur në fshatin Gojan i Madh dhe banues në Krujë.

Ky ishte shtetas ishte shpallur i humbur nga familjarët që më 8 dhjetor të vitit të shkuar. Ende nuk dihen motivet e vdekjes së tij, ndërsa policia thotë se nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Veprimet  do kryhen  në Morgun e Spitalit Pukë,  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.