U zunë për Andin, përballën pas një kohë të gjatë Sara dhe Jasmina

U zunë për Andin, përballën pas një kohë të gjatë Sara dhe Jasmina

Emisioni Për’puthen tashme ka mbledhur konkurrentet e tri edicioneve.

Kjo pasi sezoni i tretë ka mbaruar muajin e kaluar.

Të ftuar kanë qenë edhe dyshja me e përfolur e edicionit të dytë, Jasmina dhe Sara, të cilat gjatë kohës sa kanë ardhur në program kishin prishur shoqërinë e tyre.

Të dyja kanë ngritur shpesh zërin në program, duke vijuar për shumë kohë debatet.

Ish-konkurrentet realizuan sot një përballje në studio duke zbuluar më shumë rreth marrëdhënies së tyre pas debateve. Sara dhe Jasmina shprehen se pavarësisht situatave të tensionuara kanë lënë pas gjithçka dhe janë bërë shoqe shumë të mira.

Madje Sara tregoi se tashmë është duke jetuar në Greqi dhe është në një lidhje të re dashurie./Insajderi.com