Uashingtoni kërcënon Ankaranë me sanksione, Turqia blenë armë ruse të mbrojtjes raketore S-400

Uashingtoni kërcënon Ankaranë me sanksione, Turqia blenë armë ruse të mbrojtjes raketore S-400

Uashingtoni ka kërcënuar Turqinë me sanksione, ndërsa blerja nga Ankaraja e sistemit të armëve ruse, komprometon mbrojtjen e NATO-s, transmeton Insajderi.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka konfirmua të premten provën e parë të Turqisë, të një sistemi të diskutueshëm të mbrojtjes raketore ruse, ndërsa ai hodhi poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton Al Jazeera.

“Është e vërtetë për provat, ato janë bërë dhe do të vazhdojnë”, u tha Erdogan gazetarëve në Stamboll të premten, një javë pasi dolën raportet e ushtrisë turke që po kryente një zjarr prove të sistemit S-400.gjithashtu presidenti turk e bëri të qartë duke thënë, “ne nuk do të kërkojmë leje nga Amerika” për provat.

Departamenti amerikan i Shtetit dhe Pentagoni i janë përgjigjur me tërbim ndaj raporteve që Turqia po kryen provë.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus ka thënë të premten e kaluar se, nëse konfirmohet, Uashingtoni do t’i konsideronte ata “të papajtueshëm me përgjegjësitë e Turqisë si një aleat i NATO-s dhe një partner strategjik i Shteteve të Bashkuara”.

Uashingtoni thotë se blerja nga Ankaraja e sistemeve ruse S-400 komprometon mbrojtjen e NATO-s dhe ka kërcënuar me sanksione.

Turqia përballet me sanksione sipas një ligji nga viti 2017, i njohur si “CAATSA”, i cili urdhëron sanksione për çdo blerje “të rëndësishme” të armëve nga Rusia. /Insajderi.com