Uashingtoni paralajmëron Facebook-un për keqpërdorimin e kriptomonedhave

Uashingtoni paralajmëron Facebook-un për keqpërdorimin e kriptomonedhave

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin paralajmëroi sot kundër një keqpërdorimi të kriptomonedhave, si Libra që Facebook synon të fusë në rrjet.

“Thesari është shumë i shqetësuar në lidhje me Libra, që mund të keqpërdoret për të pastruar para”, thekson Mnuchin.

Ai shtoi gjithashtu se Facebook-u ka shumë punë për të bërë që të bindë administratën Trump për të futur në rrjet këtë monedhë.

“Monedhës do i duhet të respektojë një nivel shumë të lartë rregulloresh”, insistoi ai.