Uber: Gati 6.000 sulme të lajmëruara në SHBA për dy vjet

Kompania për transport të udhëtarëve Uber ka kumtuar në raportin për siguri se ka pranuar gati 6.000 lajmërime për sulme seksuale në SHBA gjatë viteve 2017 dhe 2018.

Uber: Gati 6.000 sulme të lajmëruara në SHBA për dy vjet

Uber tha se shifra paraqet rënie për 16% të incidenteve të tilla, krahasuar me vitin paraprak.

Ky shërbim tha se ka realizuar rreth 1.3 miliard vozitje në SHBA gjatë 2018-ës.

Uber po përballet me presion në rritje nga rregullatorët në shumë vende të botës, përfshirë edhe Londrën, e cila së voni ia ka tërhequr lejen kompanisë, për shkak të, siç është thënë, dështimeve në siguri.

Uber tha se raporti i tij i sigurisë tregon se ai është i përkushtuar ndaj transparencës, me qëllim përmirësimin e sigurisë në shërbime.