“Uber” nën hetim nga qeveria Amerikane për vepër penale

“Uber” nën hetim nga qeveria Amerikane për vepër penale

Kompania e njohur e taksive Uber po përballet me një hetim kriminal nga qeveria Amerikane. Hetimi filloi kur firma u akuzua për përdorimin e një softueri sekret për të operuar në rajon ku ishte e ndaluar diçka e tillë.

Softueri i quajtur “greyball,” ndihmonte kompaninë të identifikonte zyrtarët që kërkonin ndalimin e shërbimit. Uber ende nuk ka komentuar ngjarjen.

Raportohet se greyball është përdorur në disa rajone të Shteteve të Bashkuara kur shërbimi i Uber ende nuk kishte marrë aprovimin për të ushtruar aktivitetin.

Greyball jo vetëm që identifonte vendodhjen e zyrtarëve por bllokonte prenotimin e një taksie Uber nga ana e tyre. Përdorimi i këtij softueri u zbulua nga New York Times.

Uber u mbrojt në një postim në blog duke thënë se softueri ishte dizajnuar për të identifikuar vendet kur transporti ishte i lejushëm për kompaninë.