Tash e 17 vite, UBT është bërë partner i ngus" />
Artikull i sponzorizuar

UBT, partner i ngushtë dhe implementues i projekteve të Erasmus+ për Kosovë

UBT, partner i ngushtë dhe implementues i projekteve të Erasmus+ për Kosovë

Tash e 17 vite, UBT është bërë partner i ngushtë i më shumë se 300 organizatave, universiteteve, institucioneve dhe programeve vendore e ndërkombëtare, që në fokus kanë ngritjen akademike të studentëve. Një i tillë ka qenë për programin Erasmus+, i cili tek UBT ka parë tërë potencialin, ndikimin dhe idetë inovative që zhvillohen e marrin jetë brenda institucionit dhe që shndërrohen në projekte në shërbim të komunitetit dhe Kosovës.

 Zhvillimi i programeve të studimeve në UBT përmes projekteve të Erasmus+, tani është bërë pjesë e pandashme dhe po kontribuon fuqishëm në zhvillimin e institucionit dhe të studentëve, gjithmonë duke u bazuar në praktikat më të mira të mësimdhënies në fushën e edukimit.

 Vetëm gjatë tri viteve të fundit, UBT ka përfituar disa projekte në fusha të ndryshme, përfshirë edhe në atë shkencave sociale.

Njëri ndër projektet që është implementuar dhe që ka marrë vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për kontributin e dhënë në zhvillimin e programeve të përbashkëta dhe diplomave të dyfishta, është projekti i PoSIG, që u krijon mundësi studentëve që të kenë mobilitet nëpër vende të ndryshme të BE-së dhe përpos kësaj, edhe të fitojnë diplomë të dyfishtë të studimeve. 

Studentë të UBT-së tashmë veçse janë bërë pjesë e këtij programi dhe kanë filluar studimet jashtë vendit drpdr UBT

 Në kuadër të këtij programi është pasuruar libraria digjitale e institucionit, “EBSCO”, softueri i avancuar për detektim të plagjiaturës, “TURNITIN”, sistemi i avancuar i platformës, “Moodle”, e shumë teknologji të tjera përkrahëse në kuadër të këtij projekti, që ka për qëllim të avancojë dijen dhe të rrisë konkurrencën e studentëve kosovarë krahas atyre të Bashkimit Evropian. 

Partnerë të këtij projekti janë edhe Kosova, e përfaqësuar nga UBT, Shqipëria, Bosnja e Hercegovina, Sllovenia dhe Austria.

 Kurrikula e programit PoSIG fokusohet në integrim dhe në qeverisje, në mënyrë që të përgatisë kuadro për tregun e ardhshëm të punës, si dhe të ndihmojë në evropianizimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Ky program studimor ndërthurë përvojat më të mira të partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, sipas standardeve më të larta evropiane të arsimit të lartë.

https://www.ubt-uni.net/sq/ballina/