​Vizitat e disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, jashtë vendit, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 172.616.41 euro. Në 210 udhëtime të realizuara nga 10 deputetë në" />

Udhëtimet e dhjetë deputetëve për gjashtë muaj i kushtuan buxhetit rreth 170 mijë euro

Udhëtimet e dhjetë deputetëve për gjashtë muaj i kushtuan buxhetit rreth 170 mijë euro

​Vizitat e disa prej deputetëve të Kuvendit të Kosovës, jashtë vendit, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit 172.616.41 euro. Në 210 udhëtime të realizuara nga 10 deputetë në gjashtë mujorin e parë të vitit 2018, më së shumti ka udhëtuar ai i LDK’së, Armend Zemaj, duke pasuar me Blerta Deliun e PDK’së si dhe Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili përcjell punën e Kuvendit të Kosovës, ka bërë një raport në të cilin thuhet se në bazë të raporteve financiare për  gjashtë muajt e parë të vitit 2018, të cilat i ka publikuar Kuvendi i Kosovës, shihet se deputetët kanë realizuar gjithsej 210 udhëtime jashtë vendit, udhëtime këto që buxhetit të shteti i kanë kushtuar në total 172,616.41 €.

“Në bazë të këtij raporti, del se nga 120 deputetët, prej tyre 78 kanë realizuar udhëtime jashtë vendit përderisa 42 prej tyre për këtë periudhë kohore nuk kanë udhëtuar asnjëherë jashtë vendit. Numri më i madh i këtyre vizitave janë në vendet e kontinentit të Evropës (198), me përjashtim të 11 vizitave në kontinentin e Amerikës dhe 1 vizitë në kontinetin e Azizsë. Kurse vendet më të vizituara nga deputetët janë Shqipëria me 40 vizita, pastaj Franca me 30, dhe Belgjika me 17 vizita”, thuhet në raportin e KDI’së.

Dhjetë deputetët me numrin më të madh të udhëtimeve në bazë të raporteve financiare janë Armend Zemaj (10), Blerta Deliu – Kodra(9), Fikrim Damka(7), Kadri Veseli (7), Aida Dërguti (7), Xhavit Haliti (6), Mufera Sinik (6), Vjosa Osmani – Sadriu (5), Time Kadrijaj (5) dhe Teuta Haxhiu (5).

Në totalin e shpenzimeve nuk janë përfshirë edhe shpenzimet për bileta të udhëtimit për secilin deputetët pasiqë në raportin finaniar të Kuvendit të Kosovës nuk është e specifikuar kategoria e shpenzimeve për bileta.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/lajme/udhetimet-e-dhjete-deputeteve-per-gjashte-muaj-i-kushtuan-buxhetit-afro-200-mije-euro-592297/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright