Ueb-faqja e fshehtë që merrej me veprimtari të ndaluar, zbulohet duke përcjellë pagesat me Bitcoin

Ueb-faqja e fshehtë që merrej me veprimtari të ndaluar, zbulohet duke përcjellë pagesat me Bitcoin

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara, ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate, se gjatë vitit të kaluar, është zbuluar një ueb-faqe e fshehtë që merrej me veprimtari të ndaluar, duke përcjellë pagesat me Bitcoin, që bënin anëtarët e saj.

Nëpërmjet analizave të blockchain, janë identifikuar 337 anëtarërt e “Welcome to Video”, që paguanin me Bitcoin për të shikuar pornografi fëmijësh, si dhe materiale tjera të shpërndara nga pedofilët, transmeton Telegrafi.

“Janë përcjellë pagesat e bëra nëpër sistemin e blachcain, me kriptovalutën Bitcoin, të cilat dërguan te klientët që paguan për materiale të ndaluara dhe ueb-faqe e fshhtë, që ofronte veprimtare të palejuar”, thuhet në deklaratën e lëshuar.

Serveri kryesor i kësaj ueb-faqeje është gjetur në Korenë e Jugut, derisa kishte edhe katër server ndihmës në katër pjesë të Shteteve të Bashkuara. Veprimtaria e ueb-faqes, ndihmohej nga katër individual, të cilët tashmë janë ndaluar.

Brenda ueb-faqes që tashmë është jashtë funksionit, ishin 240 mijë materiale, që ishin larguar më herët nga interneti, sepse kishin përmbajtje jo legale.

Derisa ky aksion është konsideruar i suksesshëm, privatësia që ofron Bitkoin dhe pagesat që kryen me këtë kriptovalutë, janë vënë në pikëpyetje, për shkak të sigurisë që ofrojnë.