Uebfaqet e mediave “bien nga sistemi” në të gjithë botën

Uebfaqet e mediave “bien nga sistemi” në të gjithë botën

Uebfaqe të shumta të operuara nga media të ndryshme, duke përfshirë Finiancial Times, New York Times dhe Bloomberg News të martën kanë  “rënë nga sistemi” në të gjithë globin, transmeton Insajderi.

Sipas Al Jazeera,e cila tha qe është e prekur gjithashtu edhe mediat CNN dhe Le Monde e Francës filluan të shfaqnin mesazhe gabimi që u shfaqën në faqet e internetit.

“Faqja në internet e Amazon.com Inc gjithashtu dukej se po përballej me një ndërprerje. Amazon nuk ishte menjëherë në dispozicion për të komentuar”, ka shkruar kjo media.

Gazeta Guardian e Britanisë tha se faqja dhe aplikacioni i saj po preket gjithashtu. Faqet e disa mediave të tjera britanike të lajmeve gjithashtu nuk po hapeshin menjëherë.

U shfaqën mesazhe të tilla si “Gabimi 503 , Shërbimi i padisponueshëm” dhe “Dështimi i lidhjes”.

Sidoqoftë, çështja që prek faqet e internetit nuk ishte e qartë menjëherë./Insajderi.com