UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjet finale të Champions dhe Europa League

UEFA cakton gjyqtarët për ndeshjet finale të Champions dhe Europa League

Ditën e sotme, Komiteti i Gjyqtarëve të UEFA-së ka vendosur gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në dy finalet e mëdha atë të Champions-it dhe atë të Ligës së Europës, njofton Insajderi.

Sfidën Chelsea-Manchester City do ta gjykojë arbitri spanjoll, Antonio Miguel Mateu Lahoz i cili punon prej 11 vitesh nën stemën e UEFA-së. Kjo do të jetë finalja e parë për spanjollin si arbitër kryesorë, teksa në vitin 2019 në finalen midis Tottenhamit dhe Liverpoolit luajti rolin e gjyqtarit të katërt.

Në ndihmë të tij do të jenë Sebran Devis dhe Roberto Diaz ndërsa në VAR do të jetë Jose Fernandez.

Në finalen e Ligës së Europës ndërmjet Manchester United dhe Villarreal që do të luhet në stadiumin “Gdansk” në Poloni, gjyqtarë kryesorë do të jetë francezi Clement Turpin, ndërsa Nicolas Danos dhe Ciril Gringore do të luajnë rolin e ndihmësit. Në VAR do të jetë Francoise Letexier. /Insajderi.com