UEFA: Konfirmohen datat për Prishtinën e Gjilanin

UEFA: Konfirmohen datat për Prishtinën e Gjilanin

Pas anulimit të ndeshjes së Dritës në garat ndërkombëtare, shans për t’u paraqitur në këto gara tash kanë dy ekipe kosovare.

Bëhet fjalë për Gjilanin dhe Prishtinën që kanë siguruar pjesëmarrje në Europa Ligë.

Janë bërë gjithashtu zyrtarë edhe datat e këtyre takimeve, njofton Insajderi.

Prishtina me 18 gusht është paraparë ta zhvillojë ndeshjen kundër Lincoln Red Imps në orën 18 në stadiumin Victoria në Gjibraltar, kurse Gjilani me 20 gusht, në orën 21:00 do të përballet me klubin SP Tre Penne në San Marino.