UEFA ka vendosur që të shtyjë Kampionatin Evropian, Euro 2020 për verën e vitit tjetër.
Kampionati Evropian i këtij viti pritej të mbahej në datat 12 qershor – 12 korrik, transmeton Insporti
Por, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, UEFA ka vendosur të shtyjë kampionatin, sipas Federatës së Futbollit të Norvegjisë.
UEFA has postponed Euro 2020 until the summer of 2021 to allow European leagues more time to complete their seasons amid the coronavirus pandemic.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) March 17, 2020
Kjo u konfirmua nga Federata norvegjeze e futbollit në rrjetet sociale, ku thuhej se Evropiani do të zhvillohej në datat 11 qershor – 11 korrik 2021.
Ky vendim është marrë pasi UEFA mbajti mbledhje me video konferencë, me 55 federatat anëtare, bordin e Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe bordin e ligave evropiane. /Insporti.com/