UEFA pritet të marrë masa të rrepta për ekipet e Superligës

UEFA pritet të marrë masa të rrepta për ekipet e Superligës

UEFA është në faza përgatitore për marrjen e masave të rrepta disiplinore ndaj ekipeve të Super Leagues, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur medium “ESPN”, UEFA është afër përfundimit të marrëveshjeve me ato që u larguan, duke përfshirë Interin.

Është raportuar se në 10-të ditët e fundit ka pasur bisedime me 12 ekipe, por priten dënime më të lehta për ato skuadra të cilat janë larguar nga projekti i Super Leagues përfundimisht.

ESPN-ja bën të ditur se Arsenali, Atletico Madridi, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspuri, tashmë kanë arritur marrëveshje “mirëkuptimi” me UEFA-n.

Interi besohet se është afër mbylljes së kësaj marrëveshjeje, pasi ishte skuadra e parë italiane që u largua nga kjo nismë. Kjo gjë e lë të vetëm Juventusin, Milanin, Real Madridin dhe Barcelonën, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë hapi i radhës i UEFA-s. /Insajderi.com