UEFA s’e përjashton mundësinë që Kosova dhe Serbia të përballen në EURO 2020

UEFA s’e përjashton mundësinë që Kosova dhe Serbia të përballen në EURO 2020

Organi qeverisës i futbollit në Evropë, UEFA, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Kosova dhe Serbia të përballen mes vete në fazën eliminatore të Kampionatit Evropian 2020, nëse dy ekipet kombëtare e arrijnë atë fazë.

Kosova s’e arriti kualifikimin direkt në Kampionatin Evropian 2020 përmes Grupit A, pasi që mbeti në pozitën e tretë, prapa fitueses së grupit Anglisë dhe Çekisë, raporton Gazeta Express.

Megjithatë, ëndrra e Kosovës nuk u mbyll me kaq. Dardanët kanë mundësi të kualifikohen në këtë kampionat përmes rrugës D të play-offs, ku në gjysmëfinale do të luajnë kundër Maqedonisë, ndërsa në finale i pret ose Gjeorgjia, ose Bjellorusia. Më shumë në Insport.