Ujërat e zeza sjellin probleme për banorët e fshatit Gërdoc të Podujevës

Ujërat e zeza sjellin probleme për banorët e fshatit Gërdoc të Podujevës

Në fshatin Gërdoc të Komunës së Podujevës, banorët janë duke u përballur me problemin e ujërave të zeza.

Banori i këtij fshati, Faton Halimi, ka thënë se tash e tri vite po përballen më të njëjtin problem. Ai ka cekur se nuk nga ana e Komunës nuk janë ndërmarrë masa, e kjo po rrezikon tokat dhe jetën e njerëzve si pasojë e kundërmimeve, shkruan Insajderi.

“ Ne si fshat e kami problem që tri vite këtë problem të madh, këto ujëra të zeza që po vijinë nga fshatrat e tjera. Këto shpija kanë problem pasi nuk munden me punu tokë, as bashqë prej erërave. Askush nuk ka marrë masa për këtë punë. Ka ndodh mu pastru lumi para tre vjetësh po ja siç duket edhe sot është, ata janë shprehur se e kanë përfunduar punën, por ne ende kemi problem të madh me këto ujëra të zeza”, ka thënë Halimi për Dukagjinin.

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh edhe kandidat për kryetar nda LDK-ja, Nexhmi Rudari, ka thënë se ky problem  do të përfundohet në fund  të stinës së verës.

“ Ne jemi pothuajse në përfundim të ndërtimin kolektorit për grumbullimin e ujërve të zeza nga lumejtë, është financim nga Austria dhe do të përfundojë nga fundi i verës. Projekti është duke u zbatuar”, ka thënë Rudari.