Ujësjellësi kërkon nga Komuna e Prishtinës t’ia paguajë borxhin rreth 2.5 milionë eurosh

Ujësjellësi kërkon nga Komuna e Prishtinës t’ia paguajë borxhin rreth 2.5 milionë eurosh

Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës ta kryejë transferimin rreth 2.5 milionë eurosh, në bazë të marrëveshjes të cilën e kishte nënshkruar kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, për subvencionin e Fabrikës së Ujit në Shkabaj.

Kjo marrëveshje ishte nënshkruar në vitin 2011 nga kryetari i Komunës dhe menaxhemntit të Bankës Gjermane – KFW-së dhe menaxhmentit të “KRU Prishtina” sh. a, e cila kishte paraprë transferimin prej 5 milionë euro, në llogarin e “KRU Prishtina”.

“KUR Prishtina” përmes një kërkese drejtuar Komunës së Prishtinës, kërkon të transferoher pjesa e mbetur e shumës totale.

Gjithsej shuma për këtë marrëveshje ishte 5 milionë euro, ku komuna deri më tash në xhirollogarinë e Ujësjellësit  ka transferuar vetëm 2 milionë e 553 mijë euro.

“Komuna e Prishtinës ka transferuar mjete montare për këtë projekt në vlerë prej 1,553, 000.00 me datë 13.06.2013 dhe 1,000,000.00 me datë 19.10.2016, por ka mbetur pa transferuar (pa paguar) edhe pjesën tjetër në vlerë prej 2,447,000.00”, thuhet në kërkesën e Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal Prishtina.

Fabrika për përpunimin e ujit në fshatin Shkabaj është përurua në mars të këtij viti.

Ndërkohë kryetari i komunës, Shpend Ahmeti kishte thënë se me përurimin e kësaj fabrike Prishtina do të ketë ujë 24 orë./Insajderi.com