Ujkani tregon çka i mungoi Kosovës për të shënuar fitore

Ujkani tregon çka i mungoi Kosovës për të shënuar fitore

Portieri i Kosovës, Samir Ujkani ka thënë se Kosovës i kushtoi një moment në të cilin mungoi përqendrimi për të mos e shijuar fitoren në ndeshjen e sotme me Danimarkën, e cila përfundoi me barazimin 2:2.

“Besoj se paraqitja ka qenë perfekte, kemi luajtur shumë mirë. Fatkeqësisht i morëm si i morën golat, ndoshta kjo është shkaku i eksperiencës”, ka thënë Ujkani.

“Mendoj se jemi në rrugë të mirë, ishte një test për ne, u përballem me një kombëtare të madhe. Ishte një aksion që na zunë pak keq, dhe nuk diskutohet ata kanë një skuadër kualitative dhe me gjysmë shanse shënuan gol”, deklaroi Ujkani, i cili në lojë u aktivizua në pjesën e dytë.