Pas takimit të djeshëm ndërmjet Penzës dhe Bashkimit që u ndërpre në çerekun e katërt është deklaruar edhe krye trajneri i ekipit pejan Fabian Gjuka.
Të kujtojmë se takimi u ndërpre për shkak se një prej anëtareve të shtabit teknik të Gjukës kishte sulmuar fizikisht njërin nga gjyqtarët, në atë që ishte takimi i parë i finales së plejofit së kësaj lige.
Takimi, siç ka raportuar Insporti , u regjistrua me rezultat zyrtar nga ana e Komesarit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Gjuka duke folur pas ndërprerjes, me sakëz në gojë dhe dukshëm i acaruar, assesi nuk pranonte të komentonte referimin, meqë sipas tij nëse ai flet – dënimi do të jetë 16 milionë Euro.