‘Unë kam dështuar’ – Kim Jong Un tregon anën e “butë” në përballjen me vështirësitë e Koresë së Veriut (VIDEO)

‘Unë kam dështuar’ – Kim Jong Un tregon anën e “butë” në përballjen me vështirësitë e Koresë së Veriut (VIDEO)

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un u shfaq me lot në sy në fundjavë ndërsa falënderoi qytetarët për sakrificat e tyre, në krizën më të madhe që e ka kapluar këtë shtet

“Njerëzit tanë më kanë besuar, lart si qielli dhe thellë si deti, por unë nuk kam arritur ta jetoj gjithnjë në mënyrë të kënaqshme,” tha Kim, në një moment dukej sikur po ngulfatej, shkruan Reuters, transmeton Insajderi.

“Më vjen shumë keq për këtë”. Kim tha se suksesi i vendit në parandalimin e një shpërthimi të coronavirusit dhe kapërcimin e sfidave të tjera ishte një “fitore e madhe e arritur” nga qytetarët.

Kim gjithashtu u dha nderime trupave ushtarake për reagimin e tyre ndaj katastrofave kombëtare dhe parandalimin e një shpërthimi të coronavirusit dhe u kërkoi falje qytetarëve për dështimin për të rritur standardet e jetesës.

“Modestia dhe sinqeriteti i Kim, dhe lotët dhe mbytja e tij, ishin të gjitha jashtëzakonisht të pazakonta, madje edhe për dikë që pranon publikisht mangësitë dhe ka një model të vendosur të të qenit ekspresiv,” tha Rachel Minyoung Lee, një studiuese e pavarur dhe ish analiste e Koresë së Veriut me burim të hapur për qeverinë amerikane.

Ekonomia mori një goditje të mëtejshme kur Koreja e Veriut mbylli kufijtë e saj për pothuajse të gjithë trafikun për shkak të pandemisë, kështu duke kërcënuan më tej furnizimet e ushqimit./Insajderi.com.