Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut, bojkoton mësimin

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut, bojkoton mësimin

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut ka vendosur që të bojkotojë mësimin online në gjysmëvjetorin e dytë që zyrtarisht duhet të fillojë nga 21 janari derisa të pranohen kërkesat e tyre nga autoritet arsimore.

Nga Unioni i Shkollave të Mesme thonë se për përpilimin e kërkesave të tyre për modifikim dhe simplifikim te përmbajtjes së maturës shtetërore, kanë marrë shembull autoritetet arsimore në Francë që kanë propozuar të njëjtën duke zvogëluar numrin e lëndëve për provimin e maturës shtetërore atje.

“Këto kërkesa janë propozuar tek institucionet arsimore nga UNSHM gjatë mbledhjes me ministren Carovska më 9 dhjetor 2020. Vendimi për të bojkotuar ka ardhur pasi institucionet arsimore, respektivisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe Qendra Shtetërore e Provimeve nuk kanë qenë të gatshme të bashkëpunojnë që kërkesat tona të pranohen me qëllim të realizimit të suksesshëm. Ky dokument me politika, në mënyrë eksplicite përfshin kërkesat, propozimet e Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për debatin e vazhdueshëm mbi provimin e maturës shtetërore” thonë nga Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme në Maqedoninë e Veriut.

Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme kanë rikujtuar kërkesat të cilat autoritetet arsimore duhet t’ua pranojnë si kusht për t’iu rikthyer mësimit në gjysmëvjetorin e dytë. Me propozimet e tyre, nga unioni thonë se kërkojnë të modifikojnë përmbajtjen e provimit të maturës shtetërore. Kjo sipas tyre do të garantojë që sigurimi i cilësisë në arsim dhe shëndeti mendor i nxënësve janë imperativ kur vendimet merren gjatë krizës së pandemisë. /Insajderi.com