United futet në garë për Alcantara – Liverpool në panik

United futet në garë për Alcantara – Liverpool në panik

Manchester United, është futur fuqishëm në garë për shërbimet e mesfushorit të Bayern Munich, Thiago Alcantara – duke kërkuar të rrëmbejë atë nga “duart” e Liverpool.

Gazetari i besueshëm nga gjermania, Christain Falk, ka raportuar se Manchester United e ka kontaktuar ekipin e Bayern, duke e pyetur për çmimin e Alcantara dhe e ka njoftuar se ata do ta paguajnë shumën e kërkuar për të, transmeton Insajderi.

30 milionë euro, është shuma që ekipi gjerman kërkon për mesfushorin spanjoll – ë cilat Liverpool, ka refuzuar t’i paguajë deri në këtë moment, por që United, mund ti paguajë./Insajderi.com.