United interesohet për Ever Banegan

United interesohet për Ever Banegan

Manchester United ka hyrë në garë për Ever Banegan. Mesfushori i Sevillas, Ever Banega është një nga futbollistët më të kërkuar në Evropë, pas paraqitjeve të mira këtë edicion.

Argjentinasi tashmë është edhe në radarin e Manchester Unitedit, skuadër kjo që po kërkon një mesfushor, shkruan Fichajes.net.

Për Banegan janë të interesuara edhe tri skuadrat e mëdha italiane, Juventus, Inter dhe Milan.

Banega verën e ardhshme do të jetë futbollist i lirë, pasi i skadon kontrata dhe ende nuk ka vendosur të vazhdojë kontratën me skuadrën spanjolle.