United ka tre emra për pasuesin e Mourinhos – i preferuari i klubit dhe favoriti

United ka tre emra për pasuesin e Mourinhos – i preferuari i klubit dhe favoriti

Mauricio Pochettino shihet si i preferuar i klubit për ta zëvendësuar Jose Mourinhon, derisa klubi ka dy emra të tjerë të cilët mund të jenë pasues të tij.

Manchester United më në fund e humbi durimin me Mourinhon, duke e bërë të ditur shkarkimin e tij në mëngjesin e sotëm, transmeton Insporti.

Pas dy viteve e gjysmë me klubin, Mourinho është larguar nga “Old Trafford” derisa klubi do të emërojë brenda 48 orëve trajnerin e përkohshëm.

Sipas burimeve të Sky Sports, përkohësisht drejtimin e ekipit do ta ketë ish-mesfushori dhe asistenti i Mourinhos, Michael Carrick.

Trajneri i Tottenhamit, Mauricio Pochettino, mësohet se është kandidati i preferuar i klubit për stolin e trajnerit në verë.

Ndërkaq, Zinedine Zidane shihet si favoriti për ta pasuar portugezin sipas kompanive të basteve (11/10), kurse pas Zidanes e Pochettinos (4/1), si më të mundshmit shihen Antonio Conte (6/1) e Laurent Blanc (10/1).

Zidane gjatë muajve të fundit është përfolur si emri më i mundshëm për trajnerin e ri të Djajve të Kuq, që prej kur u largua nga Real Madridi. /Insporti.com