United nuk shkon më shumë së një barazim me West Brom-in

United nuk shkon më shumë së një barazim me West Brom-in

Manchester United nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj West Bromwich Albion në sfidën e vlefshme për javën e 24-të në Premier League, njofton Insajderi.

Një tjetër hap fals ky për skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer që e sheh veten në vendin e dytë me shtatë pikë më pak se kryesuesit e Manchester City-t, që duhet theksuar se kanë edhe një ndeshje më pak se “djajtë e kuq”.

Vendasit kaluan të parët në avantazh me Diagne pas vetëm dy minutash lojë, teksa ylli i United, mesfushori portugez Bruno Fernandes barazoi shifrat një minutë para mbylljes së pjesë së parë.

Pavarësisht tentativave të shumta në fragmentin e dytë të lojës, rezultati mbeti i pandryshuar. Ky ishte barazimi i tretë në pesë ndeshjet e fundit për United, që duket se e kanë “lënë gjunjët” pas startit fantastik.

Hendeku i madh me kryesuesit e City-t e bën thuajse të pamundur realizimin e ëndrrës titull. Në sfidën e radhës skuadra e Solskjaerit do të presë në shtëpi Newcastle United. /Insajderi.com