United s’ka më interes për Hakan Calhanoglun

United s’ka më interes për Hakan Calhanoglun

Manchester United i kanë thënë agjentit të Hakan Calhanoglu, se nuk janë të interesuar për ta blerë atë në verën e ardhshme, ashtu siç njëherë mendohej.

United besohej se ishin të interesuar për yllin e AC Milanit, por tashmë ky interesim nuk ekziston më shkruan Daily Mail, njofton Insajderi.

Calhanoglu do të mbetet pa kontratë nga vera e ardhshme dhe ekipi që e blen do të ketë obligim financiar vetëm pagën e futbollistit, pasi lojtari refuzoi zgjatjen e kontratës të ofruar nga Milan.

Siç raporton The Athletic, agjenti i Calhanoglut i ka bërë një thirrje telefonike shefit për negociata të United, Matt Judge, për të diskutuar lëvizjen e mundshme, por Judge i ka thënë se ka pushuar interesi i United për turkun./Insajderi.com