fbpx

Universiteti kanadez që i paguan haraç hakerave

Universiteti kanadez që i paguan haraç hakerave

Një universitet kanadez pagoi piratët informatikë që këta të fundit t’i kthenin kontrollin e të dhënave të shkollës që ishin shndërruar në kode të pakuptueshme.

Universiteti i Calgary transferoi 20 mijë dollarë kanadezë në llogaritë e hakerave pasi e pati të pamundur që të zhbënte dëmin e shkaktuar nga një virus kompjuterik. Ky virus hyri në kompjuterët e shkollës dhe kodoi postën elektronike dhe të dhëna të tjera.

Por analistët kanë paralajmëruar se veprimi i universitetit që ju nënshtrua piratëve informatikë, do të nxisë këta të fundit që të tentojnë sërish të bëjnë shantazh institucioneve të tjera.

universit

Po këtë javë, kompania “Intel” paralajmëroi se infektimet nga ky lloj virusi që kodon të dhënat po shtohen shumë dhe për ekspertët po bëhet e pamundur që ta ndalin.

Sipas mediave, Universteti i Calgary nuk është i vetmi që ju ka dorëzuar piratëve informatikë. Në shkurt Qendra Presbiteriane Mjekësore në Hollywood pagoi 17 mijë dollarë pas një sulmi të ngjashëm.

Analistët thonë se është i kuptueshëm tundimi i organizatave të ndryshme që të paguajnë haraçin e pirateve informatikë dhe të zgjidhin problemin, por ky trend i ri po shndërrohet në problem serioz, pasi qartësisht hakerat po kanë sukses në këtë strategji të re zhvatëse./TCH