Universiteti ku studioi Vjosa Osmani ia uron postin e presidentes u.d

Universiteti ku studioi Vjosa Osmani ia uron postin e presidentes u.d

Vjosa Osmani ka marrë urim special nga Universiteti Pitsburgut për postin e u.d të presidentes të cilën e mori më 5 nëntor.

Osmani u bë ushtruese e detyrës e pozitës së presidentes pas dorëheqjes së Hashim Thaçit për shkak të konfirmimit të aktakuzës.

Për këtë “arritje politike”, Universiteti i Pitsburgut në Instagram përshkroi betimin e Osmanit gjatë marrjes së kësaj detyre.

Po ashtu tregohet se Osmani është gruaja e dytë që arrinë ta marrë këtë pozitë në historinë e re të Kosovës.

“Gjatë një ceremonie të veçantë betimi në Kosovë të enjten, Vjosa Osmani zyrtarisht u bë ushtruese e detyrës së Presidentit të Kosovës. Znj. Osmani është gruaja e dytë që shërben si kryetare e shtetit nga gjashtë presidentët e Kosovës së pasluftës”, thuhet në njoftimin e Universitetit. /Insajderi.com