Universiteti i Prishtinës shënon 47-vjetorin e themelimit

Universiteti i Prishtinës shënon 47-vjetorin e themelimit

15 shkurti shënon 47-vjetorin e themelimit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Më ketë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe i Teknologjisë, Arsim Bajrami, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 47-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës.

Ceremonia zhvillohet në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë.

UP është themeluar nga Kuvendi i Kosovës me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, më 18 nëntor 1969.

Më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja solemne e Kuvendit Themelues dhe pikërisht kjo datë u shpall nga organet drejtuese të UP-së si Dita e Universitetit të Prishtinës.

Në përbërje të Universitetit të Prishtinës të posa themeluar ishin Fakulteti Filozofik, Fakulteti Juridiko-Ekonomik, Fakulteti Teknik dhe Fakulteti i Mjekësisë.

Tani Universiteti i Prishtinës i ka 17 fakultete, nga të cilat 14 janë fakultete akademike, ndërsa 3 janë fakultete të shkencave të aplikuara.