Universitetet dhe kolegjet sa vijnë dhe i zgjerojnë mundësitë akademike me lëndë nga më të ndryshmet. Një universitet në Britani do t’i lejojë studentët të mësojnë rreth pornografisë.
Kjo lëndë do t’u mësojë teoritë kryesore në lidhje me mënyrën se si paraqitet, se si shpërndahet dhe se si konsumohet pornografia. Studentët që do ta ndjekin do të kenë nëpër duar disa materiale erotike, që nga filmat e censuruar në histori, përzierja e filmave artistikë me pornografi, kategoritë e pornografive, si feministe, homoseksuale, amatore etj.
Universiteti e pranon që natyra e kësaj teme e kthen lëndën vetvetiu në një sfidë të vështirë, në disa mënyra, sidomos për shkak se do të duhet të paraqiten materiale pamore të cilat mund të mos jenë të pranueshme për shumë studentë.