UNMIK-u reagon pas rritjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe

UNMIK-u reagon pas rritjes së taksës nga Kosova ndaj produkteve serbe

Reagimet e shumta pas vendimit të qeverisë për rritjen e taksës ndaj produkteve serbe po vazhdojnë .

Së fundi ka reaguar edhe shefi i UNMIK-ut, Zahir Tanin.

Në një njoftim për media ky i fundit ka vlerësuar se vendimi nga qeveria, mund të ndikojë në jetën e qytertarëve në Kosovë, por edhe në vazhdimin e dialogut, transmeton Insajderi.

“Shprehim shqetësimin lidhur me ndikimin e mundshëm mbi popullin e Kosovës, dhe me implikimet e mundshme politike në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës nga ky vendim. U bëjmë thirrje liderëve që të marrin në konsideratë interesat e njerëzve dhe ta ruajnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin”, thuhet në njoftim.

Ndryshe edhe BE-ja ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalë me një qëndrim për vendimin e qeverisë së Kosovës. /Insajderi.com